Këshillat

Ruani llogarinë tuaj

Mos i investoni të gjitha parat në 1 lojë. NË 1 TAVOLINË LUANI ME MË SË SHUMTI 5% NGA LLOGARIA JUAJ. Investoni në kufijtë e mundësive personale. Caktoni lojën e cila është në përputhje me sasinë e parave tuaja. Në lojën me blind-e të mëdha rrezikoni vlera të mëdha dhe mund të humbni të gjitha paratë. Ndajeni lojën në disa tavolina. Nëse në ndonjë tavolinë nuk luani më së miri, ndoshta në tjetrën do të jeni më të mirë. Respektoni këtë këshillë dhe do të ruani llogarinë tuaj.

Me kujdes zgjidhni limitet e tavolinave në të cilat luani sepse limiti paraqet bastet e obliguara: blind-in e vogël dhe të madh, gjegjësisht sa është vlera minimale dhe maksimale e parave që ju nevojitet për të marrë pjesë në lojë. Fillestarët duhet të luajnë me limitet më të ulëta, e kur ta përpunojnë lojën dhe ndjehen të gatshëm atëherë mund të luajnë me baste më të larta, por duke respektuar rregullën që në tavolinë të vendosin bastin me vlerë jo më të lartë se 5% nga vlera e përgjithshme e llogarisë.

E njëjta gjë vlen edhe për lojën Sit&Go dhe për turnet ku shpërblimet mund të jenë mjaft të larta, por vështirë fitohen sepse shumë lojtarë garojnë për ta fituar. Prandaj lojën duhet ta ndani në atë mënyrë e cila mundëson që disa herë të provoni të fitoni shpërblimin.

Respektojeni këtë rregull! Pavarësisht sa mirë luani, ndonjëherë fati nuk është me ju dhe do ta humbi investimin. Prandaj mos rrezikoni me tërë llogarinë tuaj. Ndajini mjetet në mënyrën e cila iu mundëson ta përsërisni lojën në të njëjtën tavolinë ose në ndonjë tavolinë tjetër.

Llojet e lojtarëve

Pokeri është, para së gjithash, lojë e vëzhgimit. Përcaktoni stilin e lojës së kundërshtarit duke vëzhguar veprimet e tija. Kjo gjë është kyçe për lojën fituese. Veprimet të cilat i zgjedh lojtari tregojnë për stilin e tij të lojës prandaj bëni kujdes sesi ai mendon dhe vepron.

Dallojmë lojtarët: konservativ dhe të relaksuar, si dhe pasiv dhe agresiv.

Lojtarët konservativ dhe të relaksuar

I njohim sipas letrave me të cilat hyjnë në raundin e parë. Konservativët luajnë vetëm me disa kombinime, ndërsa të relaksuarit me shumë kombinime.

Lojtarët pasiv dhe agresiv

Mënyra në të cilën luajnë lojtarët tregon për stilin pasiv ose agresiv të lojës së tyre. Pasivët kryesisht shmangin garimin me të tjerët për shkak të frikës se do të humbin prandaj çojnë dorë herët. Prandaj kundër tyre mund të bëhet blof. Lojtarët agresiv shpesh e rrisin bastin dhe rrallë vetëm ndjekin (call), prandaj rrezikojnë me kënaqësi zhetonët.

Vështroni kundërshtarët. Kundërshtarët tuaj do të kenë ndonjë nga karakteristikat e përmendura. Fillimisht përcaktoni se a bëhet fjalë për lojtarin konservativ ose të relaksuar (nëse luan shumë raunde atëherë është i relaksuar, nëse tërhiqet shpesh atëherë është konservativ). Pastaj përcaktoni se a luan pasiv apo agresiv (pasivët shpesh e përcjellin lojën, agresivët çojnë bastin) dhe përshtatni lojën tuaj.