Në bazë të Ligjit për lojërat e fatit të Republikës së Malit të Zi (Fl. Zyrtare e RMZ nr. 13/07 me datë 18.12.2007), “LOB COMMPANY” sh.p.k. me datë 30.10.2017. miraton:
RREGULLAT E LOJËS
PËRSHKRIMI I LOJËS ELEKTRONIKE TË VËNIES SË BASTIT “GREYHOUND RACES”
PËRSHKRIMI I LOJËS ELEKTRONIKE TË VËNIES SË BASTIT “GREYHOUND RACES”
Neni 1
“Greyhound Races” është lojë elektronike e vënies së bastit e cila bazohet në ngjarjet e incizuara të garave të qenve të shfaqura në TV monitor, në të cilën për përzgjedhjen e ngjarjeve shfrytëzohet gjeneruesi i numrave të rastësishëm (RNG – Random Number Generator), në vazhdim: “Loja elektronike e vënies së bastit”.
Loja elektronike e vënies së bastit zhvillohet në mënyrë që lojtarëve i mundësohet vënia e bastit në rezultatet e ngjarjeve të garave.
Loja elektronike e vënies së bastit lojtarëve i ofron ngjarjen e xhiruar të garës së qenve në të cilën në çdo xhiro individuale garojnë 6 qen. Çdo qen është i shënuar me numrin e caktuar prej 1 deri në 6.
Një xhiro e Lojës elektronike të vënies së bastit zgjat më së shumti 3 minuta e 45 sekonda dhe përbëhet nga paralajmërimi, numrimi dhe përfundimi vizual i numrimit, shfaqjes së koeficientëve për të gjithë llojet e vënies së bastit, shfaqjen e incizimit dhe publikimin e rezultatit të ngjarjes të garës së xhiruar.
Përzgjedhjet e ngjarjeve të xhiruara të garave janë incizime statistikisht të pavarura, të rastësishme dhe të paparashikueshme të ngjarjes të cilat i gjeneron gjeneratori i numrave të rastësishme (RNG – Random Number Generator) i çertifikuar nga ana e laboratorit të akredituar sipas normës ISO/IEC 17025, të cilën e vërtetojmë me certifikatën e përshtatshme të hormonizimit.
VËNIA STANDARDE E BASTIT
Neni 2
Fitorja:
Në vënien standard të bastit Fitorja lojtari mund të qëllojë se a do të fitojë qeni i përzgjedhur, gjegjësisht a do të kalojë nëpër finish para qenve të tjerë që marrin pjesë në garë.
I pari/i dyti
Në vënien standarde të bastit i pari/i dyti lojtari mund të qëllojë renditjen e dy qenve të parë. Lojtari përzgjedh 2 qen në mënyrë që qeni i parë i përzgjedhur kalon i pari nëpër finish, ndërsa qeni i dytë i zgjedhur kalon i dyti nëpër vijën e finishit. Në rast të qëllimit të renditjes së dy qenve të parë, fitimi është shumëzimin e koeficientit takues të renditjes së zgjedhur dhe bastit/pagesës.
VËNIA E BASTIT SISTEMIK
Neni 3
Vënia e bastit sistemik të renditjes:
Vënia e bastit sistemik të renditjes i mundëson lojtarit qëllimin e disa kombinimeve të ndryshme të vënies së bastit i pari/i dyti në një skedinë. Çdo kombinim është objekt i pagesës/bastit të veçantë dhe basti/pagesa minimale për skedinë rritet në proporcion me numrin e kombinimeve të luajtura të vënies së bastit i pari/i dyti.
LLOJËT SPECIALE TË VËNIES SË BASTIT
Neni 4
Numri i qenit të parë Çift/Tek:
Në vënien e bastit special Numri i qenit të parë çift/tek lojtari mund të qëllojë se a do të jetë numri i qenit të parë në renditje çift ose tek.
Numri i qenit të parë (-3,5+):
Në vënien e bastit special numri i qenit të parë (-3,5+) lojtari mund të qëllojë se a do të jetë numri i qenit të parë në renditje më i vogël ose më i madh se 3,5.
Shuma e numrave të dy qenve të parë (-7,5+):
Në vënien e bastit special shuma e numrave të dy qenëve të parë (-7,5+) lojtari mund të qëllojë se a do të jetë shuma e nurmave të qenit të parë dhe të dytë në renditje më e vogël ose më e madhe se 7,5.
Shuma e numrave të tre qenve të parë (-10,5+):
Në vënien e bastit special shuma e numrave të tre qenëve të parë (-10,5+) lojtari mund të qëllojë se a do të jetë shuma e nurmave të qenit të parë, dytë dhe të tretë në renditje më e vogël ose më e madhe se 10,5.
Qeni i përzgjedhur përfundon në mesin e tre të parëve:
Në vënien e bastit special qeni i përzgjedhur përfundon në mesin e tre të parëve lojtari mund të qëllojë se a do të jetë qeni i përzgjedhur në mesin e tre të parëve që do të kalojnë nëpër vijën e finishit.
Qeni i përzgjedhur nuk përfundon në mesin e tre të parëve:
Në vënien e bastit special qeni i përzgjedhur nuk përfundon në mesin e tre të parëve lojtari mund të qëllojë se cili qen nuk do të jetë në mesin e tre të parëve që do të kalojnë nëpër vijën e finishit.
Qeni i përzgjedhur nuk fiton:
Në vënien e bastit special qeni i përzgjedhur nuk fiton lojtari mund të qëllojë qenin i cili nuk do të kalojë i pari nëpër vijën e finishit.
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 5
Anulimi i skedinës:
Lojtari mund të anulojë pagesën e kryer për pjesëmarrje në Lojën elektronike të vënies së bastit jo më vonë se 5 sekonda para përfundimit të numrimit.
Nësse lojtari anulon pagesën e kryer për pjesëmarrje në Lojën elektronike të vënies së bastit realizon të drejtën e kthimit të vlerës së pagesës.
Në rast se lojtari anulon pjesëmarrjen në Lojën elektronike të vënies së bastit, kompensimi për organizimin e lojës së fatit të vënies së bastit nuk llogaritet (anulohet).
Lartësia minimale e pagesës dhe vlera maksimale e fitimit për një skedinë:
Lartësinë minimale dhe maksimale të pagesë për një skedinë të paguar dhe lartësinë maksimale të fitimit në vënien standarde dhe speciale të bastit e vendos Organizuesi. Vlerat janë të shfaqura dukshëm në pikat e pagesës.
Anulimi ose shtyrja e ngjarjes:
Në rast të anulimit ose shtyrjes së ngjarjes, “Greyhound Races” ofron mundësinë e regjistrit të printuar të rezultateve të 10 xhirove të fundit të luajtura para kërkesës.
Rezultatet e ngjarjes:
Tek lojërat virtuale jo rallë ndodh që është i vështirë konstatimi vizual i rezultateve të ngjarjes. Për llogaritjen e rezultateve merren parasysh vetëm rezultatet e publikuara para kësaj dite për këtë ngjarje, të cilët janë të vendosur në serverat e Organizuesit.