Si të luajmë Texas Hold’em poker
Pokeri është një lojë shumë e thjesht për tu mësuar. Bazë për çdo gjë është kombinimi i letrave që keni në dorë me ato që ndodhen në tavolinë. Vendosni bastin në kombinimet me të cilët mund të fitoni ose prisni raundin tjetër dhe letrat më të mira. Qëllimi është të fitohet pod-i (të gjithë bastet në një raund) duke pasur më të mirë (svi ulozi u jednoj rundi) tako što ćete imati najjaču ruku ose duke qenë lojtari i fundit aktiv. Dora më e mirë është kombinimi i letrave në fund të raundit, e në vazhdimin e tekstit do të tregojmë fuqinë e kombinimeve. Nëse mbeteni si lojtari i fundit aktiv (të gjithë pasojnë – fold) do ta fitoni pod-in pavarësisht në fuqinë e dorës.
Pod-i rritet në 4 raunde:
- Mbas ndarjes së letrave fillestare
- Mbas hapjes së flop-it
- Mbas turn-it dhe
- Mbas river-it.
Fillimi i raundit
Fillimisht caktohet ndarësi i letrave(dealer). Blind-i i vogël (small blind) është lojtari i parë në të majtë të ndarësit të letrave, ndërsa blind-i i madh (big blind) është lojtari i radhës. Ndarësi i letrave iu ndan nga dy letra lojtarëve në bazë të cilave ato vendosin se a dëshirojnë të luajnë. I pari vendos lojtari në të majtë të blind-it të madh.
Veprimet e lojtarëve
Një sërë veprimesh që mund të ndërmerren nga lojtarët janë:
CHECK – vazhdon të luajë pa vendos bastin (vetëm nëse lojtarët para tije nuk kanë rritur bastin);
CALL – paguan vlerën e bastit të rritur;
RAISE – rrit bastin;
FOLD – braktis lojën në raundin momental duke mos treguar letrat.
Flop
Pas vendosjes së basteve, ndarësi i letrave e hap flop-in. Prej këtij momenti blind-i i vogël gjithmonë vepron pari.
Turn
Në raundin e radhës ndarësi i letrave e sjell turn-in dhe pastaj lojtarët janë prapë ato që veprojnë.
River
Raundi i fundit i lojës është hapja e river-it me të cilin lojtarët aktiv e kombinojnë dorën përfundimtare. Raundi përfundon me shfaqjen e letrave. Kur mbetet vetëm një lojtarë aktiv, ai është fituesi i pod-it.
Pokeri mësohet dhe luhet thjeshtë. Mirëpo, nëse dëshironi të bëheni ekspert i lojës së pokerit atëherë ju nevojitet shumë eksperiencë.
Rangu i dorës
Disa duar janë më të fuqishme, ndërsa disa më të dobëta. Bëni krahasimin dhe mësoni si t’i rangoni.
- Duart kombinohen me letrat:
- – me vlera të njëjta (çifte).
- – me simbolet e njëjta (ngjyrë) dhe
- – në rendin numerik (shkallë).
Dora më e fortë në poker përbëhet nga: Asi, Mbreti, Mbretëresha, Xhandari dhe Dhjeta (A-K-Q-J-10)
Poker
4 letra me vlerë të njëjtë. Dora më e fuqishme përbëhet nga letra me vlerë më të lartë. Në rast barazimi krahasohen kicker-at.
Shkalla në ngjyrë / Straight Flush
5 letra në rendin numerik me ngjyrë të njëjtë. Shkalla më e fuqishme përfundon me letrën me vlerë më të madhe.
Full house
Tre letra me vlerë të njëjtë dhe çifti. Dora është më e fuqishme sa më të fuqishme janë 3 letra të njëjtës vlerë.
Ngjyra / Flush
5 letra me ngjyrë të njëjtë. Dora më e fuqishme është ajo e cila e ka letrën më të fortë pjesë të kombinimit të saj.
Treshja/Three of a kind
3 letra me vlerë të njëjtë. Në rast të barazimit krahasohen kicker-at.
Çifti
2 letra me vlerë të njëjtë. Dorën më të mirë e ka ai i cili mban çiftin me vlerë më të lartë. Tek barazimi krahasohen kicker-at.
Shkalla / Straight
5 karta në një rresht, pavarësisht nga ngjyra. Shkalla më e fortë është A-K-Q-J-10, dhe më e dobëta është 5-4-3-2-A në të cilën Ace është njësia.
Dy çifte
2 herë nga 2 letra me vlerë të njëjtë. Dora më e mirë mban çiftin me vlerë më të madhe.
Letra më e fuqishme
Në dorën e cila nuk bënë pjesë në asnjërin nga shembujt e përmendur krahasohet vetëm letra më e fortë.