SIGURIA E PAGESËS ME KARTA KREDIE
Fshehtësia e të dhënave Tuaja është e mbrojtur dhe e siguruar me përdorimin e SSL enkriptimit. Faqet për pagesë përmes internetit janë të siguruara me përdorimin e Secure Socket Layer (SSL) protokollit me enkriptimin 128-bitësh të të dhënave. SSL enkriptimi është proces i kodimit të të dhënave me qëllim parandalimin e qasjes së paautorizuar gjatë transferimit të tyre.
Me këtë u mundësua transferimi i sigurt i informatave si dhe u pamundësua qasja e palejuar e të dhënave gjatë komunikimit në mes kompjuterit të përdoruesit dhe WebPay shërbimit dhe anasjelltas.
WebPay shërbimi dhe institucionet financiare shkëmbejnë të dhënat me përdorimin e rrjetit virtual privat (VPN), i cili është i mbrojtur nga aksesi i paautorizuar.
Monri Payment Gateway është i certifikuar sipas Standardit të sigurisë PCI DSS Level 1 të përcaktuar me rregullat MasterCard.
është i certifikuar sipas Standardit të sigurisë PCI DSS Level 1 të përcaktuar me rregullat Visa e MasterCard.
Shitësi nuk i ruan numrat e kartave të kredisë dhe numrat nuk janë të qasshme nga personat e paautorizuar.
DEKLARATË PËR PRIVATËSINË
Zotohemi të ofrojmë mbrojtjen e të dhënave personale të blerësve, në mënyrë që grumbullojmë vetëm të dhënat bazë për blerësit / shfrytëzuesit të cilat janë të nevojshme për plotësimin e obligimeve tona; informojmë blerësit për mënyrën e shfrytëzimit të të dhënave të tyre, duke përfshirë edhe mundësinë e vendosjes se a dëshirojnë ose jo që emri i tyre të hiqet nga lista e cila shfrytëzohet për fushatat e marketingut.
Të gjithë të dhënat për shfrytëzuesit ruhen rreptësishtë dhe janë të qasshme vetëm nga të punësuarit të cilët këto të dhëna i kanë të nevojshme për kryerjen e punëve. Të gjithë të punësuarit tanë dhe partnerët e punës mbajnë përgjegjësi për respektimin e parimeve të mbrojtjes së privatësisë.
KUSHTET E SHFRYTËZIMIT
Me këto kushte të shfrytëzimit konfirmohet pocedura e porositjes, pagesës, dorëzimit si dhe reklamimit të produkteve dhe shërbimeve të cilat janë ofruar në këto faqe. www.lobbet.me faqet e internetit mund të shfrytëzohen për nevojën tuaj private pa kurrfarë kompensimesh për shfrytëzim, e sipas kushteve të shfrytëzimit si vijon: Organizator (redaktor) është “LOB COMMPANY” sh.p.k., kurse pjesëmarrës në bast është vizitori i këtyre faqeve i cili ka llogari të hapur të përdoruesit në www.lobbnet.me, plotëson kërkesën për pagesën e mjeteve, ia dërgon redaktorit (organizatorit) si dhe bënë pagesën me anë të kartave të kreditit.
POROSITJA
Pjesëmarrësi i bastit bënë pagesën e mjeteve në llogarinë e vet të përdoruesit përmes formularit elektronik për porosi.
Pjesëmarrës në bast konsiderohet secili person i cili ka të hapur llogari të përdoruesit në servisin on line të redaktorit…
Të gjitha çmimet janë paraqitur në EUR (€). Klienti gjithashtu ka mundësi shtesë të paraqitjes së çmimeve në dollarë amerikanë.
Pagesa në llogarinë e përdoruesit në formë elektronike bëhet në formën “Pagesa me kartë pagese”. Pagesa konsiderohet e mbyllur në momentin kur pjesëmarrësi në bast përzgjedh dhe vërteton mënyrën e pagesës.
PAGESA
Pagesat për porositë e përdoruesit bëhen online përmes njërës prej kartelave kreditore ose debitore: Mastercard, Maestro ose Visa.
Nga një kartelë kreditore ose debitore, pagesa mund të bëhet ekskluzivisht vetëm në një llogari të përdoruesit.
Shuma minimale e transaksionit është 10 euro. Shuma maksimale e transaksionit është 2000 euro. Numri maksimal i lejueshëm i transaksioneve të pjesëmarrësve në bast brenda 24 orëve është 10 herë. Pagesa minimale në llogarinë aktuale është 20 euro.
Organizatori obligohet që të rrisë gjendjen e llogarisë së pjesëmarrësit në bast në atë moment kur merr konfirmimin përmes të cilit vërtetohet transaksioni online. Organizatori obligohet që të dërgojë njoftim vetëm në formë të postës elektronike (email) në adresë të pjesëmarrësit në bast në të cilën do të gjenden informatat mbi transaksionin e ekzekutuar.
DËRGESA
Rritja e gjendjes në llogarinë e përdoruesit bëhet menjëherë, ose më së largëti 24 orë pas pranimit të vërtetimit për ekzekutim të suksesshëm të transaksionit online.
Nëse pjesëmarrësi në bast nuk e pranon njoftimin për transaksionin e ekzekutuar, pas dërgimit të tij, brenda afatit të caktuar, pjesëmarrësi në bast ka të drejtë që të njoftojë organizatorin në mënyrë që të ndërmerren masat për verifikimin e korrektësisë së transaksionit online.
REKLAMACIONET
Për të gjitha të dhënat të cilat pjesëmarrësi në bast i futën të pasakëta në formën “Pagesa me kartën e pagesës” redaktori nuk mban përgjegjësi, ato reklamacione në transaksionet e bëra redaktuesi nuk do t’i pranojë.
MBROJTJA E TË DREJTAVE TË AUTORIT
Të gjitha të drejtat e botuesit dhe bartësi i programit në pjesën e inçizuar dhe stampuar janë të rezervuara. Botues dhe bartës është “LOB COMMPANY” sh.p.k. Pjesëmarrësi në bast obligohet që nuk do t’i shumëzojë, ekzekutojë, shfrytëzojë për radio difuzion ose shesë, në mënyrë të paautorizuar, produktet e redaktorit ose cilën do pjese të atyre produkete.
TË PËRGJITHSHME
“LOB COMMPANY” sh.p.k. ruan të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të shfrytëzimit. Të gjitha ndryshimet do të aplikohen në shfrytëzimin e faqes www.lobbnet.me. Pjesëmarrësi në bast mban përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të futura me rastin e plotësimit të të dhënave në formën “pagesa me kartën e pagesës”. Shërbimet të cilat i ofron www.lobbnet.me portali i internetit nuk i përfshinë shpenzimet të cilat i bëni duke shfrytëzuar pajisjet kompjuterike dhe shërbimet për qasje në faqet tona. “LOB COMMPANY” sh.p.k. nuk është përgjegjëse për shpenzimet e telefonit, provajderit të internetit ose çfarëdo shpenzimesh të tjera deri tek të cilët mund të vijë.
Edhepse “LOB COMMPANY” sh.p.k. përpiqet t’u japë shërbimin e ofertës më të mirë të mundshme, “LOB COMMPANY” sh.p.k. nuk mund të garantojë që shërbimi në www.lobbnet.me t’i përgjigjet nevojave tuaja. Nëse vjen deri tek gabimi, ju lutemi që ta lajmëroni në qendrën tonë të kontaktit në tel/viber +382 60/006-426 ose në e-mail support@lobbet.me me qëllim që ta mënjanojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.